Nga Suedia ne Meksike, ne grup vendesh fokusohen ne politikat e jashtme feministe. Bashkimi Evropian ka bere progres per sa i perket promovimit te barazise gjinore ne veprimtarite e saj te jashtme por mbetet shume per tu bere para se kjo te sjelli ndryshime strukturale. Juane Schmidt ka bere thirrje per rrenjosjen e nje politike te jashtme feministe te gjelbër ne shume sektore qe do t’i mundesoje BE-se permbushjen e vlerave te lirise dhe barazise.

Në Prill të vitit 2021, u diskutua pa fund për barazinë gjinore pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbeti pa karrige në një samit ne Turqi. Ky incident tregoi se sa shumë mbetet per tu bërë në të gjithë BE-në, instuticionet e saj dhe shtetet anëtare për të rritur ndërgjegjësimin mbi çeshtje që lidhen me gjininë. Për shumë njerez, incidenti ishte një pikë tjeter në oqeanin e botës së politikës së jashtme e dominuar nga meshkujt.

Politikat boterore sot janë gjithnjë e më komplekse dhe në kundershtim me njëra-tjetrën. BE-ja po perpiqet të gjej pozicionin e saj pa u devijuar nga vlerat themelore të lirisë, barazisë dhe përkushtimit të saj ndaj të drejtave të njeriut dhe pakicave. Miratimi i një politike të jashtme feministe të gjelbër do t’i mundësonte BE-se ti mbante këto vlera në qendër dhe përpara.

Sfidat e strukturave dhe  dinamikave të  pushtetit të BE-së

Politika e jashtme feministe kërkon të perfshijë barazinë gjinore në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Ne thelb, ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave dhe njohjen se ky është një parakusht për arritjen e qellimeve si paqja, siguria dhe zhvillimi i qendrueshëm. Ai me shpesh fokusohet në luftën kundër dhunës seksuale dhe promovimin e arsimimit të grave, fuqizimit ekonomik dhe përfaqesimit në politikë dhe vendim-marrje (perfshire në negociatat e paqes)

Politika e jashtme feministe e gjelbër shkon edhe një hap me tej. Ajo është e rrenjosur thellë duke pranuar se gjinia është nje kosntrukt social dhe se sfidat globale si konflikti, ndryshimet klimatike dhe fatkeqesitë natyrore kanë ndikime gjinore që përkeqësojnë format e ndërthurura të diskriminimit. Ai vë në pikëpyetje status quo-ne, duke bërë thirrje për një rishikim të normave të pabarabarta gjinore dhe dinamikave të pushtetit patriarkal. E rendesishmja, një politike e jashtme feministe e gjelbër merr një qasje ndërsektoriale duke synuar arritjen e barazisë për të gjithë njerëzit dhe gjinitë (jo vetem të bardhet, heteroseksualet). Ajo promovon ndryshimin e bazuar në të drejtat dhe ndërveprimet gjithëpërfshirëse jodiskriminuese përmes një qasjeje multidimensionale në të gjitha fushat e politikave të jashtme. Siguria, të drejtat e njeriut, migrimi, tregtia, ndihma per zhvillim, ndihma humanitare dhe ndryshimet kilmatike: te gjitha këto duhen trajtuar në lidhje me njëra-tjetrën.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo në praktikë? Së pari, adresimi i strukturave të pabarabarta dhe marrëdhënieve e pushtetit brenda institucioneve të BE-së për të përmirësuar praninë e grave dhe grupeve të margjinalizuara në politikëbërje dhe rritje e ndërgjegjësimit për çështjet që lidhen me gjininë. Duke filluar nga niveli i lartë, një sërë masash duhet të zbatohen nëpër institucionet dhe shërbimet e BE-së. Ndër të tjera, këto duhet të përfshijnë trajnimin e detyrueshëm të stafit të BE-së; një politikë e zero tolerancës ndaj ngacmimeve seksuale dhe dhunës me bazë gjinore; udhëzime mbi diversitetin, barazinë dhe përfshirjen; dhe procedurat e rekrutimit me përgjegjësi gjinore. Të gjitha këto duhet të mbështeten nga objektiva specifike dhe të matshme (duke përfshirë objektivat e diversitetit për institucionet, delegacionet dhe misionet e BE-së), si dhe monitorim dhe ndjekje të çështjeve në vazhdimësi.

Për sa i përket përmbajtjes së politikës, një politikë e jashtme feministe e gjelbër nënkupton një rishikim të disa fushave. Në politikën e sigurisë, do të thotë të lëmë pas një kuptim androcentrik të sigurisë me figurat e saj të fortë dhe imazhet e fuqisë mashkullore. Kjo duhet të zëvendësohet nga një këndvështrim afatgjatë të sigurisë dhe stabilitetit që është feminist dhe gjithëpërfshirës. Hulumtimet kanë treguar se politikat që nuk përpiqen t’i japin fund pabarazisë dhe padrejtësisë nuk do të jenë të suksesshme për të sjellë paqe të qëndrueshme. Në mënyrë të ngjashme, politika e zhvillimit të BE-së duhet të kalojë nga një qasje neo-koloniale e bazuar në varësinë nga ndihma dhe nxjerrjen e burimeve në një qasje të fokusuar në fuqizim dhe të drejta. Pjesërisht, kjo kërkon veprim humanitar të BE-së që i përgjigjet gjinisë dhe ndryshimin e narrativës rreth grave dhe grupeve të margjinalizuara për t’i pranuar ato si agjentë të ndryshimit pozitiv dhe jo thjesht si përfituese të mbështetjes.

Politikat që nuk përpiqen t’i japin fund pabarazisë dhe padrejtësisë nuk do të jenë të suksesshme për të sjellë paqe të qëndrueshme.

Do të thotë gjithashtu shfrytëzimi i fuqisë së BE-së si një aktor në tregtinë globale duke përfshirë kapituj specifikë dhe detyrues gjinorë ose kërkesat e kujdesit të duhur në të gjitha marrëveshjet tregtare të BE-së. BE-ja duhet të vendosë një angazhim të qartë për promovimin e të drejtave të LGBTQI+ në politikën e saj të jashtme dhe duhet të përpiqet të sigurojë që gratë dhe grupet e margjinalizuara të përfshihen në vendimmarrjen ndërkombëtare për veprimin klimatik.

Një politikë e jashtme feministe e gjelbër duhet të mbështetet në bashkëpunimin e ngushtë me shoqërinë civile, në veçanti gratë mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe avokatët e grupeve të margjinalizuara. Ata duhet të jenë aleatë të natyrshëm kur bëhet fjalë për nxitjen e strategjive kërkimore gjithëpërfshirëse me një perspektivë ndërsektoriale, diçka që ende mungon relativisht në politikëbërjen e BE-së. Analiza rigoroze ndërsektoriale dhe vlerësimet sistematike të ndikimit duhet të jenë baza për të gjitha politikat e BE-së, me këshilltarë të specializuar për të monitoruar progresin dhe burime dhe buxhet të dedikuar për financimin e këtyre ndryshimeve.

Në pranverën e vitit 2021, grupi i të Gjelbërve/EFA në Parlamentin Evropian ndërmori një hap në këtë drejtim duke lëshuar një strategji që bën thirrje për një politikë të jashtme feministe dhe duke detajuar se si të arrihet atje. Strategjia parashtron një qasje në katër drejtime: përfaqësimin e të gjitha gjinive dhe pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse; një qasje e bazuar në të drejta që siguron liritë themelore të të gjithë njerëzve, jo vetëm të atyre të privilegjuarve; financime dhe burime të dedikuara; dhe përdorimi i të dhënave, kërkimeve dhe konsultimeve gjithëpërfshirëse për të informuar dhe formuar zgjidhje që trajtojnë forma të shumta dhe të mbivendosura të diskriminimit.

Progres i ngadalte drejt politikës së jashtme të BE-së për barazinë gjinore

Një prirje globale drejt një qasjeje të re në politikën ndërkombëtare është shfaqur gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2000, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e tij historike për gratë, paqen dhe sigurinë. Në vitin 2018, BE-ja miratoi Axhendën e saj për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke përfshirë qasjen e saj strategjike dhe planin e veprimit për vitet 2019-2024. Në vitin 2020, ajo filloi gjithashtu Planin e Veprimit Gjinor III (GAP III), duke përcaktuar axhendën e saj për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në veprimin e jashtëm të BE-së. Të gjitha këto kanë kontribuar në integrimin gjinor në politikën e jashtme të BE-së dhe mund të përbëjnë bazën e një politike të jashtme feministe të BE-së. Megjithatë, disa vende janë përpara BE-së kur bëhet fjalë për krijimin e një politike të jashtme feministe.

Suedia ka qenë pioniere në këtë fushë, duke qenë vendi i parë në botë që shpalli adaptimin e një politike të jashtme feministe në vitin 2014. Në vitin 2018, Ministria Suedeze për Punët e Jashtme botoi një manual bazuar në qasjen e saj si një burim për të informuar dhe frymëzuar punën e mëtejshme në fushën e politikës së jashtme feministe. Si pjesë e kornizës së saj, Suedia ka një koordinator të politikës së jashtme feministe, pika qendrore në të gjithë shërbimet dhe një plan veprimi të përditësuar çdo vit. Suedia gjithashtu cakton 90% të ndihmës së saj për zhvillimin e barazisë gjinore. Politika e jashtme feministe suedeze është pjesë përbërëse e një axhende më të madhe të barazisë gjinore në vend dhe qeveria madje e ka përcaktuar veten si feministe.

Duke ndjekur hapat e Suedisë, disa vende të BE-së kanë shpallur adaptimin e një politike të jashtme feministe, përfshirë Luksemburgun, Spanjën dhe Qipron, ndërsa Franca vendosi një qasje feministe ndaj diplomacisë. Që nga viti 2014, 79 vende të tjera kanë krijuar plane kombëtare veprimi për të përmirësuar përfshirjen e grave në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përtej BE-së, Kanadaja nisi një politikë zhvillimi feministe në vitin 2017. Në vitin 2020, Meksika u bë vendi i parë i Amerikës Latine që miratoi një politikë të jashtme feministe dhe Malajzia tregoi se do të ndiqte një politike të tillë.

Realiteti sot është se gratë dhe grupet e margjinalizuara janë ende në pakicë në poste të nivelit të lartë në sistemet politike, shërbimet diplomatike dhe ushtritë e shteteve anëtare të BE-së. Me ritmin aktual të progresit, ato do të mbeten të tilla për një kohë të gjatë. GAP III është një arritje e madhe, por nuk shkon aq larg sa të nxisë ndryshime strukturore. Ashtu si shumica e dokumenteve të BE-së, gjuha e saj nuk është sa duhet përfshirëse, duke u bazuar në një nocion binar të gjinisë. GAP III i mungon buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe, pavarësisht se si e identifikoi integrimin gjinor si një “përgjegjësi për të gjithë”, ka pasur zbatim të pamjaftueshëm të planeve dhe politikave ekzistuese të veprimit – duke përfshirë ato që janë pjesë e Axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Për më tepër, shumë politika të BE-së mbeten të verbëra, të pamjaftueshme ndjeshëm ndaj gjinisë ose jokonsistente për sa i përket ndërsektorialiteti. Për shembull, menjëherë pas publikimit të GAP III, Komisioni Evropian publikoi strategjinë e tij për të ripërtërirë multilateralizmin, të cilit i mungonte plotësisht një dimension gjinor ose ndërsektorial.

GAP III gjithashtu nuk arrin të trajtojë mjaftueshëm një kontekst ndërkombëtar gjithnjë e më sfidues, i cili, vitet e fundit, ka parë reagime kundër të drejtave të grave dhe grupeve të margjinalizuara dhe një hapësirë ​​në tkurrje për shoqërinë civile. Kjo është dëshmuar në problemet e rënda të financimit me të cilat ballafaqohen organizatat e shoqërisë civile, rivendosja e sundimit global të gafave te Donald Trump, rritja e rezistencës ndaj Konventës së Stambollit për luftën kundër dhunës me bazë gjinore (përfshirë midis vendeve anëtare të BE-së) dhe një rritje kundër -diskursit gjinor ndërkombëtarisht. Kjo e fundit mund të vërehet në vështirësitë në miratimin e rezolutës së fundit të OKB-së për gratë, paqen dhe sigurinë. Brenda BE-së, efektet e tij shihen në Këshillin e BE-së me mungesën e konkluzioneve për GAP III, si dhe kontestimin nga disa shtete anëtare të pothuajse çdo teksti që i referohet barazisë gjinore ose të drejtave LGBTQI+.

Sherbimi diplomatik i BE-se deshton ne vazhdimin e bisedimeve

Për sa i përket strukturave të BE-së, sfidat më të mëdha për politikën e jashtme feministe të gjelbër gjenden në manaxhimin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell. Burrat mbajnë pothuajse 80% të posteve të larta dhe pothuajse 70% të posteve të manaxhimit të mesëm në EEAS (ky i fundit është i vetmi tregues ku përfaqësimi i grave është përmirësuar që kur Borrell mori detyrën në dhjetor të vitit 2019). Plani i veprimit për të adresuar çekuilibrimin gjinor në manaxhimin e EEAS është një fillim i mirë, por ai ka një rrugë të gjatë për të bërë në drejtim të zbatimit, sigurimit të përfshirjes dhe balancës punë-jetë, adresimin e mungesës së aplikimeve nga gratë dhe grupet e margjinalizuara dhe integrimin e nje perspektive ndërsektoriale në përshkrimet e punës dhe rishikimin e performancës. Përtej retorikës së zakonshme, Borrell nuk shquhet si një avokat për barazinë gjinore dhe ndërsektorialitetin. Politico raportoi së fundmi punonjësit e EEAS përshkruanin një kulturë pune të dominuar nga meshkujt, në të cilën barazia gjinore nuk merret seriozisht nga udhëheqja dhe kryesisht duke ua lene grave.

Burrat mbajne pothuajse 80% te posteve te larta dhe 70% te posteve te manaxhimit te mesem ne EEAS.

Procedura e fundit e rizgjedhjes për postin e Këshilltarit Kryesor të EEAS-it për Gjininë dhe Gratë, Paqen dhe Sigurinë ishte gjithashtu një tregues shqetësues se si përfshirja shihet si një çështje me prioritet të ulët në mesin e udhëheqjes së EEAS. Pas perfundimit të postit në fund të vitit 2020, procedura për emërimin e një zëvendësuesi filloi vetëm pas disa ankesave nga eurodeputetët dhe shoqëria civile. Diplomatja holandeze Stella Ronner-Grubacic u emërua si Këshilltare e Sekretarit të Përgjithshëm për Gjininë dhe Diversitetin në prill të vitit 2021, por titulli i ndryshuar i punës sugjeron se roli do të ketë detyra të reja, një profil më të ulët dhe burime të kufizuara. Bashkimi i përgjegjësisë për diversitetin e përgjithshëm dhe barazinë gjinore nuk tregon që të dyja çështjeve t’u jepet vëmendja dhe burimet e nevojshme.

Një problem tjetër është mungesa e bashkëpunimit të EEAS me shoqërinë civile. Një shembull i dukshëm i kësaj ishte kur Miroslav Lajčák, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, u thirr pasi ai nuk u perpoq te diskutonte me ndonjë organizatë për të drejtat e grave në udhëtimin e tij në Kosovë në nëntor të vitit 2020. Në përgjigje e tij, ai pretendoi se kishte bere takim me “gratë e Kosovës”, kështu duke mos e njohur çështjen në fjalë. Ka gjithashtu raporte se delegacionet e BE-së po transferojnë punët në lidhje me GAP III, duke përfshirë konsultimet me shoqërinë civile, duke rezultuar në pronësi jashtëzakonisht të kufizuar të këtyre proceseve dhe shumë pak kontakte me ekspertët bazë. Përveç kësaj, kjo ekspozon mungesën e ekspertizës dhe burimeve për të kryer këtë punë brenda vendit.

Politika e jashtme feministe e gjelbër: nga koncepti deri tek realiteti

Politika e jashtme feministe e gjelbër nuk është nje ceshtje qe duhet trajtuar në mënyrë sipëfaqësore. Për të qenë i suksesshëm, ajo kërkon ndryshime të vërteta sistemike brenda BE-së. Politika e jashtme e Evropës aktualisht përbëhet kryesisht nga burra të moshuar të bardhë, të cilët priren të bëjnë politika për burrat e moshuar të bardhë. Nëse nuk e ndryshojmë fytyrën e politikës së jashtme të BE-së, ajo do të mbetet mashkullore, e zbehtë dhe bajate. Por, vetëm prezantimk i qasjes “shtoni gratë/minoritetet dhe perfshijini” – nuk përkthehet automatikisht në politika më gjithëpërfshirëse dhe transformuese. Zbatimi i një politike të jashtme feministe të gjelbër kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe udhëheqje progresive që merr në dorë këto procese në të gjithë bordin. Ndryshimi brenda kulturës institucionale të BE-së do të jetë i rëndësishëm dhe fushatat e ndërgjegjësimit, udhëzimet dhe trajnimet dhe të gjitha këto mund të ndihmojnë në ndryshimin e mentalitetit.

Ndërsektorialiteti duhet të jetë një parim themelor që drejton politikën e jashtme feministe të BE-së.

Politika e jashtme feministe nuk është një koncept i ri dhe shumë ekspertë në këtë fushë kanë theksuar nevojën për një qasje ndërsektoriale. Megjithatë, shembuj të politikës së jashtme feministe në praktikë, përfshirë Suedinë, janë kritikuar për vëmendje jo të duhur ndaj grupeve të tjera të margjinalizuara, duke përfshirë LGBTQI+ dhe njerëzit e racializuar. Prandaj, ndërsektorialiteti duhet të jetë një parim themelor që drejton politikën e jashtme feministe të BE-së. Kjo duhet të mbështetet nga masat e duhura (duke përfshirë dokumentet e politikave, strategjitë, planet e veprimeve, deklaratat publike dhe burimet e dedikuara) si dhe nga mbështetja e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Duke pasur parasysh rezistencën ndaj barazisë gjinore dhe të drejtave LGBTQI+ që po rritet në disa shtete anëtare, një ndryshim i tillë duket ende i largët. Ndërsa ka një sërre vëndesh që po ecin përpara me politikën e jashtme feministe, ka edhe vende ku kjo është ende e paimagjinueshme. Një ndarje e ngjashme mund të vërehet midis partive konservatore/të djathta dhe liberale/të majta në Parlamentin Evropian, ku futja e gjuhës progresive për gjininë në çdo tekst mbetet një sfidë. Por duke qenë se BE-ja bazohet në kompromis dhe konsensus, ajo mund të bëhet udheheqese për këtë çështje.

Për ta arritur këtë, do të duhen njerëz që janë mjaft të guximshëm per te shtyre drejt ketyre ndryshimeve transformuese dhe jo drejt disa reformave të vogla aty-këtu. Kur Ministrja e Jashtme suedeze Margot Wallström deklaroi për herë të parë politikën e jashtme feministe të vendit të saj në vitin 2014, ajo u perball me nje sjellje dhe gjuhe denigruese. Disa vite më vonë, kjo ide ka hyrë në rrjedhën kryesore dhe ka rritje të ndërgjegjësimit dhe veprimit. Duke parë Gjermaninë përpara zgjedhjeve federale të shtatorit të vitit 2021, ka shenja shpresëdhënëse pasi të Gjelbërit mbështesin një qeveri feministe dhe politikë të jashtme [lexoni më shumë Të Gjelbërit Gjermanë].Politika e jashtme feministe e gjelbër është pjesë e debatit më të gjerë mbi pajtimin e vlerave themelore të BE-së me politikën e jashtme. Barazia është e përfshirë në traktatet e BE-së. Zbatimi i një politike të jashtme feministe të gjelbër do të nënkuptonte në mënyrë efektive bartjen e kësaj vlere në praktikën e politikës së jashtme. BE-ja duhet të ndalojë së trajtuari të drejtat dhe vlerat si një çështje me prioritet të ulët në politikën e jashtme. Ajo i ka vendosur vetes standardin e vendosjes së barazisë dhe të drejtave dhe mundësive universale në qendër të vëmendjes. Tani, ajo duhet të luftojë për këtë me të gjitha mjetet në dispozicion.