Pavarësisht nëse i bën jehonë brezave, kriza shëndetësore ka qenë një moment i qartë thyerjeje, duke treguar si nevojën, ashtu edhe potencialin për një botë ndryshe. Por ndryshimi do të varet nga zgjedhjet, lëvizjet dhe idetë që përcaktojnë reagimin tonë.

Kriza shëndetësore ka mjegulluar kufijtë midis shumë sfidave me të cilat përballemi në shekullin 21. Si jetojmë së bashku në një botë të globalizuar, çfarë vlerëson më shumë shoqëria jonë, si të lidhemi me shkencën, mjekësinë dhe teknologjinë dhe si të ndryshojmë ndarjen e mjedisit? Përmes pandemisë, pyetje të tilla themelore konvergjojne rreth asaj që qëndron në qendër të tyre: jeta dhe të jetuarit së bashku. Efekti është se viti 2020 është përjetuar si një krizë e përgjithshme: kriza shëndetësore dhe kolapsi ekonomik, nderkohe zjarret në pyje dhe ciklonet, konfliktet brenda dhe midis shoqërive rriten. Njerëzimi gjithashtu ka shfaqur burimet e tij më të mëdha të shpresës gjatë gjithë pandemisë: solidaritetin dhe kujdesin, bashkëpunimin dhe krijimtarinë.

virusi ekspozon padrejtësi të thella në efektet e tij shkatërruese dhe cenueshmëria e shumë vendeve perëndimore zbulon brishtësine e sistemeve të paracaktuara thjesht per efikasitetin e tregut

Mes ndryshimeve gjithëpërfshirëse shoqerore, ndryshimit të sjelljeve dhe ndërhyrjes së qeverisë, janë paraqitur shumë vizione për një botë më të mirë post-pandemike. Mbi të gjitha, virusi ekspozon padrejtësi të thella në efektet e tij shkatërruese dhe cenueshmëria e shumë vendeve perëndimore zbulon brishtësinë e sistemeve të paracaktuara thjesht për efikasitetin e tregut. Covid-19 nuk është thjesht një katastrofë natyrore. Ndërsa hetimi për origjinën e tij vazhdon, përdorimi i tokave pjellore dhe një sistem i industrializuar i ushqimit janë faktore kyc në emergjencen e shkaktuar nga sëmundjet e reja vdekjeprurëse. Sidoqoftë, një patogjen nuk do të mjaftojë për të sjellë një të ardhme më të drejtë, më të qëndrueshme; veprimet e shteteve, lëvizjeve, komuniteteve dhe bizneseve do të jenë kritike.

Përmes kësaj lente ky botim i “Green European Journal” krijon nje perqasje ndaj pandemisë dhe domethenies se saj per shoqerine. Nga roli i grave në punët esenciale jetesore te digjitalizimi i përshpejtuar i punës dhe jetës shoqërore, pandemia forcon dhe rikonfiguron ndarjet ekzistuese dhe pabarazitë. Duke e pare ne kendveshtrimin e rritjes globale te organizimit anti-racist dhe zhvendosjes së peizazheve politike, shfaqen solidaritete , rrëfimet dhe tensione te reja. Siç ndihet në vendet turistike të shkreta të Italisë, lagjet e mbushura me njerëz të Barcelonës dhe bashkitë e reja të gjelbra të Francës, çështjet e shërbimeve publike, hapësirës dhe mjedisit që përcaktojnë jetën në qytet fitojnë një urgjencë edhe më të madhe. Të ballafaquar me çmimin e shkurtimeve ne shkalle të rrezikshme ne sektorin publik në shumë vende, botimi vazhdon për të eksploruar mangësitë e modelit tonë ekonomik dhe rolin e domosdoshëm, por ndryshues të shtetit të mirëqenies në sigurimin e mirëqenies së të gjithëve. Nga bio-mbikëqyrja dhe migrimi global te rezistenca anti-mikrobike dhe degëzimet kulturore të kësaj goditjeje kolektive, ne gjithashtu shohim perpara, duke pyetur se si kjo krizë do të ndikojë në botën tonë në vitet që vijnë.

Megjithëse ekspertët dhe shkencëtarët e shëndetit paralajmëruan për rrezik pandemik për vite me rradhë, eshte e kuptueshme qe vala e pare e kapi Evropen ne befasi. Përmes solidaritetit – spontan, si dhe i kanalizuar përmes shtetit të mirëqenies – Shoqëritë evropiane ia dolën mbanë. Ashpërsia e një vale të dytë vetëm disa muaj më vonë ngre pyetje të mëtejshme të qëndrueshmërisë, kapacitetit shtetëror dhe një tendence shqetësuese drejt vetëkënaqësisë. Për një Bashkim Evropian të mësuar të lëkundet midis krizave, pandemia vazhdon të provojë kornizën e saj institucionale. Pavarësisht nga një fond i rimëkëmbjes fillestare, politika e tij mbetet larg realitetit në terren dhe e kufizuar nga lojërat e pushtetit midis anëtarëve të saj. Kufiri tjetër për bashkëpunimin evropian, pavarësisht nga pengesat, duhet të jetë një politikë pozitive e përqendruar në mirëqenie, shëndet dhe solidaritet.

Pandemia goditi pikërisht kur ekologjia po adaptohej në një qendër të re. Ndërsa lufta kundër ndryshimit të klimës është larg fitores, ajo tani formëson politikën brenda dhe globalisht. Me Covid-19, pasojat shkojnë shumë më thellë. Kriza shëndetësore, bllokimet dhe recesioni i vendosin shërbimet publike dhe vendet e punës përsëri në zemër të debatit, por, në të njëjtën kohë, çështjet e gjelbra nga ndotja e ajrit dhe hapësira urbane në ekonominë e kujdesit dhe cilësia e jetës janë bërë vetëm më të ngutshme. Në shumë qytete, rajone dhe vende evropiane, partitë e Gjelbra po qeverisin në një krizë, të ballafaquar me shkëmbime të vështira dhe përparësi të papritura.

Me Covid-19, lidhja midis shëndetit tonë dhe asaj të mjedisit më të gjerë është bërë e menjëhershme dhe personale

Në një skenë të trazuar politike mes pakënaqësisë në rritje, qeveria e Gjelbër duhet të kanalizojë kërkesat e lëvizjeve të reja dhe t’u përgjigjet njerëzve përtej qëndrimeve tradicionale, nëse do të kete një ndikim vendimtar. Por sigurimi se lidhjet midis krizës shëndetësore, ngrohjes klimatike dhe zhdukjes masive nuk jane te humbura është sfida e vërtetë. Me Covid-19, lidhja midis shëndetit tonë dhe mjedisit më të gjerë është bërë e menjëhershme dhe personale. Në këtë prekje qëndron një rrëfim i fuqishëm që duhet zhbllokuar për të nxitur ndryshimin për një të ardhme më të mirë. Shumë më tepër sesa një pyetje mjedisore, ajo prek çdo aspekt se si ne jetojmë së bashku, punojmë dhe prodhojmë dhe marrim vendime kolektive.

Viti 2020 shënon hyrjen tonë të qartë në shekullin 21. Politika e jetës është këtu me gjithë kompleksitetin e saj. Në një mënyrë ndryshe nga krizat financiare, luftërat ose trazirat politike, kjo krizë shëndetësore ka bere qe gjithçka të ndalet. Rindertimi i shoqërisë në një mënyrë që nuk lejon që e njëjta gje të ndodhë përsëri do të kërkojë një modelim të thellë, padyshim te nevojshem. Ekologjia politike është thelbësore për të lundruar në këtë pasiguri. Përmes forcimit të solidaritetit dhe qëndrueshmërisë, krijimit të një konsensusi të ri për atë që ka vërtet rëndësi dhe krijimit të një marrëdhënieje të re me botën natyrore, ajo mund të mbajë jetën dhe jetesën së bashku në qendër të politikës sonë.