Është viti 2049. Njerëzimi ka arritur të parandalojë një rritje fatale të temperaturës 2 gradë që do të kishte lëshuar një reaksion zinxhir me pasoja të pakthyeshme.Por për ta bërë, na u desh një përpjekje maksimale për të arritur këtë rezultat.

Së pari, ne duhet të çliroheshim nga tirania e PBB-së dhe përpjekjet absurde të ndjekura

për o.x% s, të ardhurat që shkuan përgjithësisht tek më të pasurit në shoqëri. Njerëzit më në fund e kuptuan që keto ritmet janë të lidhura ngushtë me degradimin e trashëgimisë sonë natyrore dhe cilësinë e ajrit dhe ujit.Me pak fjalë, kërkimi për rritje rrezikoi kushtet themelore për të jetuar një jetë autentike njerëzore.

Ishte viti 2020 ku Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara braktisi GDP për frymë si masë standarde ndërkombëtare për zhvillim dhe e zëvendësoi atë te CO2 dhe indeksin e shëndetit shoqëror. Vetëm atëherë ne ishim në gjendje të kuptonim dëmin e madh të shkaktuar në mjedisin tonë dhe kohezionin shoqëror nga mania shekullore për rritjen.

Bizneset duhej të adoptojnë mënyra të reja kontabiliteti që i detyronte ata të merrnin parasysh pasojat e veprimeve të tyre në mjedis dhe punëtorëve.

Por vetëm kjo nuk ishte e mjaftueshme: në vitin 2025, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i bëri standardet e saj të punës të detyrueshme. Bashkimi Europian tashmë kishte nënshkruar të gjitha konventat e ILO-s disa vite më parë. Por skandali i Paradise Papers ( hetim global ndaj njerzve dhe kompanive me të fuqishme ), i cili tronditi botën në fund të 2017 dhe fillim të 2018, çoi në një ndërhyrje të jashtëzakonshme nga Drejtori i Përgjithshëm Guy Ryder i ILO. Në një fjalim historik, Ryder theksoi se praktikat e zbuluara nga hetimet me muaj nuk mund të toleroheshin dhe që tani e tutje duhet të jenë të jashtëligjshme. Thirrja i zgjoi njerëzit. Propozimi i shefit të ILO-s për standardet e detyrueshme ndërkombëtare të punës u mirëprit me entuziazëm nga të gjitha vendet, të cilët e panë atë si mënyrën ideale për t’iu përgjigjur skandalit global të taksave.

Duke u nisur nga ky këndvështirm, ILO drejtoi ekipe inspektorësh ndërkombëtarë për të monitoruar dhe sanksionuar praktikat e paligjshme të punës në nivel ndërkombëtarë dhe shteteve. Në të njëjtën kohë, një tjetër organizatë, e njohur ndërkombëtarisht si organizatë , Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)përdori praktikat e DOMINIQUE MÉDA një filozofe dhe sociologe.

Profesoreshë në Universitetin Paris-Dauphine, ajo është autore e librit “ Mistikës së Rritjes”. “Si të liroheni ” (Flammarion, 2013) dhe “Një mënyrë tjetër është e mundur” me Eric Heyer dhe Pascal Lokiec (Flammarion, 2018) qe lidhet me një revolucion të vogël.

Drejtori menaxhues u shkarkua dhe u zëvendësua nga ekonomisti indian Prakash Loungani, kreu i deritanishëm i Departamentit të Kërkimeve të FMN-së dhe bashkëautor i artikullit të famshëm ‘Neoliberalizmi: I shitur?’ Ai u mandatua të implementoj një rregullatore për sistemin monetar ndërkombëtar, përfshirë kthimin në një formë të kontrolleve të kapitalit. Së fundmi, u krijua një Organizatë Botërore e Mjedisit dhe iu dha kompetenca gjithëpërfshirëse, me iniciativën e gruas së parë të zgjedhur Sekretare të Përgjithshme të UN (Kombeve të Bashkuara), duke përfshirë edhe zbatimin e kuotave të emetimeve të gazeve serë të caktuara për vendet.

Kishte, natyrisht, një rezistencë të madhe, jo vetëm nga industria por edhe qytetarët, të frikësuar se po krijohej një burokraci e re globale. U deshën rreth disa vite që Franca të kryesonte duke promovuar një lloj të ri të ndërmarrjes, një që ishte një largim rrënjësor nga teoritë e lodhura dhe gjysmë të cekëta të Milton Friedman (i cili pretendoi se qëllimi i vetëm i një kompanie është fitimi) : një kompani bashkëpunuese, në pronësi të punonjësve dhe klientëve të saj, duke mbështetur teoritë e Pierre-Joseph duke ringjallur idealin e vetë-menaxhimit të punëtorëve.

Sigurisht, disa biznese jo-bashkëpunuese mbetën, por sistemi i bikameralizmit ekonomik, ndarja e të drejtave midis punëtorëve dhe mbajtësve të kapitalit, i cili u prezantua nga viti 2020 e në vazhdim në Evropë dhe u mbështet nga filozofia belge Isabelle Ferreras, demokratizoi çdo vend pune. Në të njëjtën kohë, Franca dhe Belgjika miratuan ligje që mbulojnë pagat me 10 herë më të lartë se paga minimale, me legjislacion të ngjashëm të miratuar më pas në të gjithë Europën.

Investimi masiv i Evropës në izolimin e ndërtesave, iniciativat e gjelbërta, alternativa ndaj pesticideve dhe kimikateve të tjera toksike dhe zhvillimi i bujqësisë organike krijuan 6 milion vende pune. Në vitin 2049, popullsia e botës vazhdon të rritet, por transferimet ndërmjet vendeve të organizuara përmes Bankës Botërore do të thotë që çdo vend mund të ushqejë qytetarët e tij.

KËRKESAT PËR RRITJE RREZIKON KËRKESAT BAZIKE PËR TË JETUAR NË MËNYRE AUTENTIKE JETËN NJERËZORE

2049: Open Future
2049: Open Future

The politics of tomorrow start with the politics of today. Beyond any one theme, this collection of essays, stories, and interviews, complemented by infographics and amazing illustrations, looks forward to imagine the Europe(s) to be in 2049.

Order your copy